Categories Sport

Fishkëllimat gjatë himnit, gazetari francez: Ju kërkoj falje për veprimin e Macron

Përpos rezultatit, sfida përmbyllëse e raundit kualifikues të Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës ishte një “vatër” edhe për shumë çështje të tjera. Stadiumi i ri, tifozët dhe skandali me himnin shqiptar në ndeshjen e parë të “Stade de France” ishin të tjera pika që francezët i trembeshin.

Por, diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e gazetarit francez, Antoine Grognet. I pranishëm në shkallët e “Air Albania Stadium”, Grognet dëgjoi fishkëllima gjatë ekzekutimit të himnit francez, por kur u njoh me arsyen kërkoi falje. “Stadiumi ishte i mahnitshëm. Mikpritja po ashtu. Futbolli shqiptar ka pësuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit dhe për këtë ndjej një simpati të madhe. Gjithçka shkoi mirë gjatë takimit. Kishte firshëllima në momentin e himnit tonë, por tani që e mësova arsyen, i kërkoj falje tifozëve shqiptarë që presidenti jonë, Emmanuel Macron nuk i dha dritën jeshile për të hapur bisedimet për anëtarësimin në BE,” u shpreh gazetari i “TFI”.

Për sfidën e vlefshme për grupin H kualifikues të Euro 2020 kishte një interes mjaft të larta nga ana e gazetarëve francez, të cilët mbeten të mahnitur nga pamjet dhe atmosfera që i dhuroi kryeqyteti shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME