Categories Lajme

Protesta në Hong Kong: “Duam të shpëtojmë shokët tanë të ngujuar në universitet”

Tensionet mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong janë rritur, sidomos pas dhunës të një prej kampuset universitare në vend. Me qindra demonstrues kanë provokuar oficerët e policisë që kanë rrethuar universitetin në mënyrë që të largojnë veëmendjen e tyre nga rrethimi i kampusit dhe t’i vijnë në ndihmë personave brenda godinës. Por ata nuk e kanë patur të lehtë teksa gjetën reagimin e policisë duke i goditur me plumba gome dhe me gaz lotsjellës për t’i sprapsur.

Rreth 1000 persona raportohen se gjenden brenda ambjenteve të universitetit duke bërë një rezistencë ndaj forcave të policisë. Demonstruesit janë përleshur me policinë ku dhe shumë prej tyre u arrestuan. Ata kanë përdorur armë të improvizuara si bomba molotov, harqe e shigjeta. Disa prej protestuesve jashtë kampusit deklarojnë se nëpërmjet provokimeve ndaj policisë ata duan që të shpëtojnë shokët e tyre që janë ngujuar në universitet. Një prej studentëve që ndodhet atje ka kontaktuar me mediat ku ka deklaruar se gjendja e tyre po përkeqësohet dhe se furnizimet e tyre janë drejt fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME