Categories Sport

Ylli i Juventusit mendon largimin, “i shkel” syrin Bundesligës gjermane

Forma sportive dhe pikët në tabelën e klasifikimit nuk janë aspak një pasqyrim i asaj që ndodh brenda grupit.

Juventusi po kalon një moment vërtetë të vështirë, me lojtarë të veçantë që kanë nisur të reagojnë kundrejt mosmarrëveshjeve me Maurizio Sarrin. Tekniku italian duket se ka shumë pakënaqësi me grupin, diçka e cila u tregua edhe në ndeshjen ndaj Milanit, ku nxori jashtë Cristiano Ronaldon.

Më parë, Sarri vendosi diktatin ndaj mesfushorit, Emre Can, që duket se tashmë ka bërë gati valixhet. Diçka të tillë e zbuloi edhe vetë 25-vjeçari gjerman, i cili pohon se po mendon një të ardhme larg Torinos.

“Unë jam një djalë ambicioz dhe gjithmonë dua të konkurroj në një nivel të lartë. Po mësoj nga ky moment i vështirë, se gjithçka nuk do të jetë gjithmonë ashtu siç e prisja. Unë nuk kam luajtur si titullar në asnjë ndeshje dhe nuk mund të jem i lumtur, por nuk do të dorëzohem. 

“Do të vazhdoj të punoj shumë për veten time. Unë do të shkoj në palestër para ose pas seancave stërvitore. Po bëj seanca shtesë për të qenë gati kur të thirrem. Bundesliga më pëlqen, por në këto kushte gjithçka mund të ndodhë në futboll,” tha Can për “Kricker”.

Ish lojtari i Liverpool nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarri, pasi u la jashtë skuadrës së bardhezinjve për kompeticionin e UEFA Champions League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME