Categories Sport

Flamurtari basketboll femra vijon fitoret e thella

Flamurtari basketboll femra vijon fitoret e thella, ndërsa ka marrë të tretën radhazi, këtë rradhë ndaj Vllaznisë së Shkodrës. 107-48 për Flamurtarin ka përfunduar takimi i luajtur në Vlorë, përballë vajzave të Vllaznisë,me Flamurtarin që ka dominuar gjatë gjithë takimit. Ndeshje e lehtë për ekipin vlonjat,që këtë sezon e ka marrë shumë seriozisht kampionatin, pasi e humbi sezonin e kaluar dhe kërkon rikthimin tek titulli kampion. Këtë e tregojnë edhe përforcimet e skuadrës vlonjate që vec dy lojtareve të huaja të sezonit të kaluar,në gjirin e vet ka afruar edhe dy lojtare të tjera serbe,duke kërkuar vetëm titullin këtë vit. Flamurtari kryeson kampionatin me pikë të plota,ndërsa edhe një herë ka treguar forcën e vet,me një tjetër fitore të thellë përballë Vllaznisë në Vlorë në shifrat 107-48

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME