Flamurtari pret të dielën në shtëpi Partizanin,një ndeshje e lartë vështuiresie,duke patur edhe ne konsiderate faktin se luhet perballe skuadres se vendit te pare. traineri aktual i Flamurtarit Luan Birce,ka konfirmuar gjithsesi se cdo takim vlen vetem per tre pike,si ndaj Partizanit,ashtu edhe ndaj cdo skuader tjeter. Pas ndeshjes me Kuksin,sipas Birces,skuadra ka treguar sereiozitet ne stervitje dhe ajo qe vlen ne kete moment,eshte fakti se skuadra pavarsisht situates eshte fanella dhe tifozeria qe motivon ekipin ne keto momente. Birce ka theksuar se ekipi eshte gati,ndersa ne fushe do te jene 11 me te miren dhe ajo qe vlen tashme ,objektivi i vetem mbetet vetem fitorja,pavarsisht emrit te kundershtarit Sukaj mbetet ende per tu vleresuar,mesfushori Rrapaj ka kryer pergatitje me skuadren kombetare te U19 ,por pritet te luaje,ndersa sa i perket formaciont,gjithcka do te vendoset ne seancen e fundit stervitore qe do te zhvillohet kete te shtune,duke pare edhe problemet me demtimet. Birce ka theksuar se formacioni do te vendoset te dielen,ndersa ka kerkuar edhe mbeshtetjen e tifozerise vlonjate.Flamurtari ndodhet ne vendin e fundit me vetem tre pike,dhe pas dy paraqitjeve te mira me Skenderbeun dhe Kukesin,tani nuk kerkohet vetem loja e mire,por mbi te gjitha piket dhe tre te tilla jane objektivi per skuadren vlonjate.
Categories
Sport
Flamurtari pret të dielën në shtëpi Partizanin
