Categories Lajme

Furgoni me 4 sirianë klandestinë bën aksident

Katër siriane kane mbetur të plagosur lehte në një aksident automobilistik ne aksin rrugor Zvezde-Podgorie. Ngjarja ka ndodhur ne kryqëzimin e fshatit Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”. Burimet bëjnë te ditur për gazetaren e “BalkanWeb” Lorena Kodra se një mjet brenda të cilit udhëtonin shtetas te ardhur nga vendet me konflikt ka qene duke udhëtuar nga Bilishti ne drejtim te kryeqytetit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë në hyrje të qytetit të Bilishtit. Në kushte të tilla policia, ne bashkëpunim me FRONTEX është vënë në ndjekje te tyre. Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar policisë ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku per te kaluar me pas ne aksin nacional Korce-Pogradec.

Ne kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur nje tjetër postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesën me te madhe te rruges. Ne te tilla rrethana drejtuesi i mjetet me shtetasit e huaj gjate manovres per te shmangur mjetin e policisë është përplasur me nje mjet tjetër duke sjelle edhe përmbysjen e mjetit e për pasoje plagosjen e 4 shtetasve sirianë. Policia ne vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij. Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si edhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME