Categories Lajme

“Ikën nga jeta” nga korona 32-vjeçari në Pejë

Një 32-vjeçar i diagnostikuar me Covid-19 njoftohet të ketë humbur jetën të shtunën mbrëma në Pejë. Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por rezultati nuk kishte dalë akoma.

Sipas asaj që thuhej në njoftim, 32-vjeçari kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese. “Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë COVID ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive në vend ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para. Ndërsa, deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me Covid në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME