Categories Lajme

“Gjirokastra nuk ka krahasim me ku ishte 7 vite më parë”/ Rama: Marrëveshje me Turqinë…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “sot Gjirokastra nuk ka krahasim me ku ishte para 6-7 vitesh, por  sigurisht na duhet të bëjmë edhe më shumë. Kemi bërë një marrëveshje me qeverinë e Republikës së Turqisë në vizitën e fundit për të investuar në mënyrë të konsiderueshme tek objektet e trashëgimisë kulturore” . Në një bashkëbisedim me qytetarët në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, Kryeministri Rama tha se “nëpërmjet  TIKA-s qeveria turke  ka ndërhyrë në objektet e kultit . Eksperienca e tyre e jashtëzakonshme në restaurimin e zonave të vjetra historike dhe kapacitetet e tyre financiare janë në kushtet që mund të japin një dorë edhe këtu”.

“Kemi rënë dakord edhe Gjirokastrën dhe Beratin tani po flasim për planin e ndërhyrjes. Natyrisht edhe qeveria shqiptare do të jetë pjesë e kësaj ndërhyrje, jo vetëm, qeveria turke, por plani do të mundësojë një ndërhyrje më të gjerë nga pikëpamja sasiore. Kam shumë besim që Gjirokastra me daljen nga pandemia do ta ndiejë shumë fort vlerën e gjithë këtyre investimeve. Duhet shfrytëzohet kjo kohë duke bërë maksimumin që investimet e reja si by-pass apo parkimi nëntokësor do bëjnë që komplet qendra historike të jetë komplet tokësore”, – theksoi Rama.

Kryeministri tha se “Gjirokastra sot mund të vlejë për të bërë një krahasim me gjithë sektorët e vendit dhe gjithë vendin në të gjitha drejtimet. Nëse do kthejmë kohën pas vetëm 6-7 vite me parë dhe do kujtohemi ku ishte Gjirokastra me siguri ankthi i zhdukjes, i rrënimit të pasurve të krijuara e trashëguara prej shumë brezash do ishte shumë më i madh dhe përjetimi i dramës do ishte shumë më i madh. Sot jemi në kushtet kur Gjirokastra nuk ka krahasim me ku ishte para 6-7 vitesh, por kur sigurisht na duhet të bëjmë edhe më shumë”.

“Deri përpara 6-7 viteve Gjirokastra ishte një vend ku numri i të ardhurve për ta vizituar ose qëndruar ishte numër qesharak, ndërkohë që njerëzit nga këtu largoheshin të tjerë që vinin ishin ata që vinin për të vizituar të afërmit për dasma apo vaki dhe vizitorët e Gjirokastrës ishin gjatë ditës në sezonin e verës. Por njerëz që vinin të flinin këtu ishin shumë pak se faktikisht nuk kishin ku të flinin”, – nënvizoi Rama. Sipas Kryeministrit, gjithë kjo pasuri jo vetëm ishte në rrënim të vazhdueshëm, por ishte jashtë çdo lloj shfrytëzimi në funksion të ekonomisë së familjeve apo qytetit.

“Sot në perimetrin e pazarit ne kemi mbi 700 shtretër dhe nuk janë 700 shtretër që i numërojmë duke pasur parasysh ata që i përdorin shtretërit si familje, por janë mbi 700 shtretër në dispozicion të vizitorëve që janë duke bërë skonton me goditjen që u ka dhënë pandemia gjithë fluksit të lëvizjes nga jashtë brenda, jo pak dhe brenda vendit janë të pamjaftueshëm për kërkesën. Ashtu si me Korçën edhe me Gjirokastrën  e Beratin dhe me pika të tjera të vendit, por marr këto 3 destinacione që janë shumë tipike në fundjava nuk ka vende”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka plot godina që janë me vlerë të jashtëzakonshme  që vazhdojnë të presin ndërhyrjen dhe ndërkohë degradojnë”. “Patjetër që është e mundur të ndiqen rrugë për të shtrënguar pronarët, por këto rrugë janë rrugë alternative në këtë fazë zhvillimi dhe hallesh e problemesh që kanë njerëzit. Ne kemi pasur në diskutim rrugë të ndryshme për të krijuar një përgjegjësi shoqërisë përmes ligjit siç e kanë vende të tjera në raport me pasurinë e përbashkët kur vjen fjala tek trashëgimia kulturore.

Kjo nuk duhet që ne të lehtësojë barrën e përgjegjësisë për të investuar më shumë. Investimet vijnë nga krijimi i kushteve për subjekte private që të përfshihen në këtë proces, sepse këto hotele nuk janë ndërtuar nga shteti, por nga subjekte private, të cilat kanë marrë iniciativën sepse shtetit ka ndërhyrë duke transformuar gjithë mjedisin urban e duke e bërë atë atraktiv”, – nënvizoi Rama’. Kryeministri tha se “ndërhyrjet tona kanë bërë që njerëzit duan  të vijnë të Gjirokastër për të shijuar bukuritë e Gjirokastrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME