Categories Lajme

Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar

Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës. Ministria greke e Infrastrukturës ka përjashtuar së fundi mundësinë e ndërtimit të një autostrade me katër korsi nga Janina në Kakavijë, pasi sipas saj përdorimi i rrugës nuk ka peshën për t`u përfshirë në rrjetin rrugor trans-europian. Takimet mes drejtuesve të ministrisë dhe drejtuesve vendorë të Janinës nuk kanë dhënë rezultat. Prefekti i Janinës Aleksandër Kahrimanis tha për mediat vendore greke se do vazhdojnë të ushtrojë presion, së bashku me disa bashki greke, ndërkufitare me Shqipërinë, për ndërtimin e rrugës.

Projekti kushton mbi 150 milionë dollarë dhe pjesa më e madhe e financimeve synohet të sigurohet nga Bashkimi Europian. Segmenti rrugor Janinë -Kakavijë aktualisht ka mbetur i pazhvilluar duke sjellë probleme për banorët e zonave, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe për qarkullimin tregtar mes të dy vendeve. Edhe në anën shqiptare drejtuesit vendor të disa bashkive kufitare u kanë kërkuar autoriteteve greke të ruajnë projektin e vjetër në standardin e një autostrade që lidh Kakavijën me autostradën Joniane.

Sipas tyre projekti u jep zhvillim zonave kufitare mes të dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin, sidomos në sektorin e turizmit. Autostrada “Joniane” është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë ka një gjatësi rreth 90 km. Pika kufitare e Kakavijës mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit tregtar mes Shqipërisë dhe Greqisë. /Zëri i Amerikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME