Categories Lajme

Berat, hoxha dhe mjeku dalin pozitivë me korona, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Hoxha i Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar pozitivë me Covid-19. Hoxha i identifikuar me inicialet A.Ç, 42 vjeç, mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej dy ditësh është karantinuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Spitalit të Beratit, Hoxha A.Ç ka edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë komplikuar situatën e tij shëndetësore.

Rasti i tij ka alarmuar xhaminë ku ai predikonte çdo pasdite dhe të gjithë besimtarët muslimanë që faleshin në këtë institucion të besimit fetar.

Pasi u konfirmua rasti i tij, i gjithë ambienti i Xhamisë së Sahatit u dezinfektua. Gjithashtu ka dalë pozitivë një mjek në qendrën shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti” ku disa ditë më parë rezultoi pozitive një infermiere.

Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekut është e mirë, pasi nuk ka shenja të sëmundjes dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Të infektuarit janë karantinuar familjarisht dhe familjarët e tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit që ju është bërë dje. /Fax News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME