Categories Lajme

Ndryshon vendimi në Kosovë, qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të…

Kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë, Rruzhdi Kurtishaj ka thënë për median Indeksi Online se ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen. Dje u publikua nga mediat kosovare një vendim se Kosova do të vetëkarantinonte për 7 ditë gjithë qytetarët që vinin nga Shqipëria kurse tampon me detyrim për ata që dilnin nga territori dhe nuk ktheheshin brenda 48 orëve. Kurtishaj thotë se ishte ministri Vesel Krasniqi që ishte kundër këtij propozim vendimi që do të hynte në fuqi prej 30 korrikut, por Hoti mori për bazë mendimet dhe garantoi se turistët kosovarë për në Shqipëri nuk do të pengoheshin.

“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.
Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.”- tha Kurtishaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME