Categories Turizëm

Greqia pa turistë, 80% e bizneseve nuk fillojnë punë

Thirrja ndaj turisteve te huaj,nga ishulli i mrekullueshëm i Santorinit për të vizituar Greqinë, nuk duket se është e mjaftueshme për restartimin e turizmit, motori kryesor i ekonomisë vendase.  80% e bizneseve nuk janë hapur. Pesimizëm vërehet edhe tek bizneset turistike në zonat veriore të vendit, pasi pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë nga ku vijnë çdo vit me automjetet e tyre mbi 10 mln turistë janë ende të mbyllura.

Qeveria greke dëshiron të përdorë avantazhin e menaxhimit të suksesshëm të pandemisë dhe për këtë arsye i ka dhënë një rëndësi të veçantë reklamimit të vendit si një destinacion i hapur dhe i sigurt në krahasim me konkurrentët e Greqisë në rajonin e Mesdheut si Italia, Spanja dhe Turqia. Sipas shifrave të Bankës së Greqisë të ardhurat nga turizmi gjatë muajit prill, për shkak të karantinës ishin vetëm 7,3 mln euro, në krahasim me 543 mln të vitit të kaluar,ndersa vleresohet se tashme eshte nje enderr objektivi per 20 mld te ardhura sivjet nga turizmi.

Kryeministri grek Mitsotakis në telesamitin e vendeve të BE në pasditen e së premtes në lidhje me Fondin e Rimëkëmbjes pas krizës se kovidit ka theksuar se Greqia mbështet propozimin e Komisionit Europian për shumat e caktuara të ndihmës financiare që do të marrin vendet anëtare.

Ai ka rikujtuar së Greqia në 2011 përjetoi një recension prej 9.1% dhe se gjendje të tilla janë të dhimbshme dhe çojnë në revolta sociale dhe rritje te populizmit, ne se nuk perballohen me shpejtesi dhe masat e duhura te mbeshtetjes ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME