Categories Politike

Grida Duma: Për ambasadorin Borchardt duhet të flasin zyrat e OSBE në Vjenë

Për ish-deputeten e PD, Grida Duma janë zyrat e OSBE në Vjenë që duhet të mbajnë një qëndrim për reagimet e fundit të ambasadorit Bernd Borchardt.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma tha se ambasadori të vazhdojë të qartësojë pozicionin e  tij.

Pyetje: Luftë me mazhorancën, tani luftë me OSBE…a është e tepëruar reagimi i Presidentit të Shtetit?

Grida Duma: Unë nuk mund të gjykoj arsyet edhe më të thella sesa deklarata e Presidentit. E kam parë Presidentin në pozicionin e një “check and balance” të përhershme. Unë kam thënë që është mirë që Presidenti sillet jo si noter i veprimeve të kryeministrit, qeverisë sepse pikërisht në këtë moment kur check and balance nuk kemi institucione të tjera, presidenti akoma më shumë duhet ta bëjë këtë rol. Sa i përket qëndrimit të tij mbi ambasadorin, unë personalisht mendoj se gjykimi i ambasadorit duhet të ishte i mjaftueshëm ata quhem zyrat qendrore të Vienës, atje ku OSBE e ka selinë. Besoj se etika e veprimet të tij duhet të gjykohet nga qendra e tij në Vienë. E shikoj me vend që ambasadori të vazhdojë të qartësojë pozicionin e  tij. Unë mendoj që e ka kërkuar ndjesën për atë moment aspak të hijshëm. Por mendoj se për ambasadorin duhet të flasin zyrat e Vjenës, ata që kanë etikën e tyre të punës. Nëse ata nuk kanë marrë një qëndrim diplomatik tjetër besoj se është një incident i gjykuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME