Categories Opinion

”Habisim edhe të huajt”, gazetari kundër memorialit për ushtarët turq: Jemi popull servil dhe pa karakter!

Gazetari Denis Dyrnjaja iu është bashkuar zërave kundër ngritjes së memorialit në nderim të ushtaravë turq, të vrarë gjatë grushtit të shtetit që synonte rrëzimin e presidentit Erdogan, që është vendosur nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Dyrnjaja shkruan se kjo është një shenjë që tregon se shqiptarët janë një popull servil dhe pa karakter, dhe që ngatërrojnë mirënjohjen me servilizmat.

Ai shton se gjithë kohës kemi ngritur buste dhe memorial, gjeste këto që habisin dhe vetë të huajt për këtë dashamirësi të tepruar që tregojmë.

Postimi i plotë i gazetarit:

Memoriali i ushtarëve turq duhet parë si shenjë realiteti të thelbit tonë si një popull servil dhe kryesisht pa karakter. Kështu ndodhi edhe me ushtarët grekë, ndërkohë që u harrua skandali i varreve në Kosinë. Po pse çuditeni kur ne jemi i vetmi shtet që kemi më shumë emërtesa rrugësh e sheshesh të të huajve nga të gjitha shtetet e botës.

Natyrisht këto janë cilësuar si akte mirënjohjeje, por në fakt janë akte servilizmi që politika për interesa të saj ka luajtur me çështje varrezash, emra rrugësh e sheshesh në periudha të ndryshme përfshirë dhe sistemin diktatotial ku i bëhej jehonë me buste e emra fabrikash e uzinash dishepujve të socializmit (Stalin, Lenin, Gjergj Dimitri etj).

Së shpejti jemi në pritje të një memoriali tjetër për ushtarët gjermanë të rënë në Shqipëri, për t’i bërë qejfin Merkelit se kushedi na jep një dorë më shumë Gjermania për në BE. Gjithë jetën kemi ngritur buste, përmendore, memoriale, kemi bërë emërtime rrugësh e kemi duartrokitur e brohoritur për të huajt, sipas rastit kur politika i ka servirur këto akte që i habisin dhe vetë të huajt me këtë dashamirësi të tepruar, që nuk është gjë tjetër vetëm se autoservilizëm klasik.

Në çdo rast do ketë ca ditësh zhurmë në rrjetet sociale dhe pastaj qetësia dhe përulësia shekullore që na karakterizon do rikthehet dhe qetë qetë do presim memorialin e radhës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME