Categories Lifestyle

Mjaft shpenzuat lekë më këto, këto janë 7 gjërat që duhet të dini kur blini pelena për fëmijën tuaj

Ka prindër që harxhojnë një pasuri të tërë për pelenat dhe prapëseprapë fëmija nuk ndihet rehat me to. Edhe pse foshnjat nuk dinë t’i tregojnë ndjesitë që kanë, prindërit duhet që t’i kuptojnë nevojat e të vegjëlve të tyre. Por çfarë duhet të ketë parasysh një prind kur zgjedh pelenat për foshnjën e tij?

1.Marka. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja nga të gjitha kriteret e tjera. Markat që kanë kohë dhe emër në biznesin e pelenave për një kohë të gjatë, duhet të zgjidhen në vend të markave të vogla dhe të padëgjura. Kompanitë e mëdha kanë ekspertë dhe bëjnë hulumtime për të sjellë pelena me karakteristika më të mira dhe më të reja.

2.“Tiparet” e pelenës. Pasi të keni vendosur midis disa markave të mira, është koha për të kontrolluar nëse ato kanë tiparet e mëposhtme.

Përthithja e mirë. Pëlhura e lehtë duhet të jetë në gjendje të thithë mirë lagështinë, pa lejuar rrjedhjet apo acarimin e lëkurës. Nëse lëkura e foshnjës rri në lagështi mund të acarohet dhe të skuqet.

Vijat e treguesit të lagështisë. Në ditët e sotme, disa lloje markash prodhojnë pelena që kanë vijë treguese të lagështisë. Këto janë vija të bardha që kthehen në të verdhë kur pelena ndotet  plotësisht. Është një tipar shumë i dobishëm pasi ndihmon nënat të kontrollojnë lagështirën e pelenës dhe ta ndryshojnë atë menjëherë.

Butësi dhe delikatesë. Ndërsa lëkura e foshnjës suaj është delikate dhe e ndjeshme, materiali i pelenës është i një rëndësie parësore. Sigurohuni që pelena është bërë me material të butë dhe që lejon qarkullimin e ajrit.

Gjatësia dhe trashësia e pelenës. Një tjetër tipar i rëndësishëm që duhet të kërkoni tek pelenat është gjatësia. Ajo duhet të jetë mjaft e gjatë që të përshtatet mirë me trupin e foshnjës pa lënë rrudha dhe shenja në lëkurë.

3.Madhësia ose pesha e foshnjës. Madhësia e pelenës funksionon ndryshe për foshnjat në varësi të peshës së tyre, kështu që është mirë që fëmija juaj të peshohet para se të shkoni të blini pelena. Ai do të ketë nevojë për pelena më të mëdha me kalimin e kohës kështu që ju duhet të merrni pelena të një madhësie më të madhe vetëm nëse e shihni që ato i rrinë të ngushta bebit tuaj.

4.Zakonet e jashtëqitjes.Të gjitha foshnjat janë unike dhe po ashtu janë zakonet e tyre të jashtëqitjes. Fëmija juaj ka shumë gjasa që të urinojë dhe të dalë jashtë disa herë gjatë ditës. Kjo ju ndihmon që të zgjidhni pelena shumë absorbuese.

5.Buxheti. Njohja me zakonet e rritjes së fëmijës suaj do t’ju ndihmojë të vlerësoni sa pelena do t’ju duhet për një muaj dhe shumën që do të keni mundësi të shpenzoni për to. Një çmim i lartë jo gjithmonë përkthehet në cilësi të mirë, prandaj ne ju rekomandojmë që të shikoni veçoritë dhe jo çmimin.

6.Ndjeshmëria e lëkurës. Nëse fëmija juaj ka lëkurë të ndjeshme, shqetësimi i parë në mendjen tuaj do të ishte: “Po në qoftë se fëmija im ka skuqje nga pelena?” Në përgjithësi nënat besojnë se pelenat prej lecke nuk shkaktojnë skuqje, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Skuqja e lëkurës mund të shkaktohet nga lagështia rreth zonës së pelenës së foshnjës.

7.Përshtatshmëria. Kujdesi për një të porsalindur është një sfidë për prindërit e rinj, duke pasur parasysh netë pa gjumë dhe ushqime pafund. Në një situatë të tillë, pelenat e një përdorimshe duhet të ofrojnë lehtësi dhe higjenë të mirë pasi ato nuk kanë nevojë të lahen./Burimi “PËR NËNAT”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME