Categories Sport

Hidhet shorti i Champions League/ Përcaktohen të gjitha çiftet

Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i Champions League. U përcaktuan çiftet çerekfinale, ato gjysmëfinale edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave. Në rast se Juventusi ia del të kaloje Lionin, atëherë do të përballej me fituesin e çiftit Siti-Real, dhe në rast se madrilenët do kualifikoheshin, atëherë Ronaldo do luante ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjithashtu çifti Napoli-Barcelona do të përballen me çiftin e Çelsi-Bajern, që me shumë mundësi do jetë klubi gjerman, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 3-0 Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në.

Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid. Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht, gjysmëfinalet më 18-19 gusht dhe finalja e madhe më 23 gusht në Lisbonë. Faza çerekfinale: C1: Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi C2: Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus C3: Lajpcig-Atletiko Madrid C4: Atalanta-PSG Faza gjysmëfinale:

Fituesi C1 – Fituesi C2 Fituesi C3 – Fituesi C4 Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG Finale: Lajpcig/ Atletiko– Atalanta / PSG VS Siti/Real– Juventus/Lion– Barcelona/Napoli – Bajern/Çelsi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME