Categories Sport

Humbja e jetës e tifozit të Interit, 8 tifozë të Napolit nën hetim

Tetë tifozë të Napolit janë nën hetim pasi tifozi ultras i Interit, Daniele Belardinelli, u shkel për vdekje pas goditjes me veturë jashtë stadiumit Giuseppe Meazza. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Serie A më 26 dhjetor. Besohet se tifozët zikaltër krijuan një pritë për tifozët mysafirë gjatë rrugës drejt stadiumit, ku shumë tifozë u goditën me thika, por Belardinelli u godit nga së paku një veturë dhe nga lëndimet e marra humbi jetën gjatë natës.

Më vonë u konfirmua se Belardinelli ishte tifoz ultras i Vareses, por ata janë të binjakëzuar me Interin së bashku me Nicen, të cilët udhëtuan në Milano për të përhapur tifozërinë vendase ndaj napolitanëve. Hetimet po vazhdojnë dhe ANSA njofton se tetë persona janë nën hetime dhe besohet se dy vetura të ndryshme kanë goditur Belardinellin. Pesë personat në një Volvo V40 janë identifikuar, po ashtu edhe tre tjerë në një SUV të bardhë. Kjo ndeshje u fitua nga Interi me rezultatin 1-0, goli u shënua nga Lautaro Martinez në minutat shtesë të takimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME