Categories Lajme

I dënuar 8 vite burg për trafik droge, ekstradohet nga Italia shqiptari

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas 39-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge. I ekstraduari është shtetasi Haki Mehmeti. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Vlorës dhe ka për të shlyer edhe 6 vite, 9 muaj e 27 ditë burg.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar:

Haki Mehmeti, 39 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME