Categories Showbiz

I ndahen prindërit kur ishte 2 vjeç, Blerta: Vajza e babit me gruan tjetër ishte si princeshë ndërsa unë…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 21 vjeç e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme që ka filluar që kur ishte vetëm 2 vjeç, kur prindërit e saj u divorcuan.

Blerta: Historia ime ka filluar kur isha 2 vjeç sepse prindërit e mi janë divorcuar. Nuk e di kishin mosmarrëveshje. Pasi u ndanë mami qëndroi tek shtëpia jonë, kurse babi shkoi tek nëna. Aty ndenji 2 vite dhe më pas u divorcua babi dhe krijoi familje tjetër. Shtëpinë e gjyshes dhe tonën i ndante vetëm një vijë e vogël dhe të kesh përballë personin me dikë tjetër është pak e vështirë të rrish dhe u detyrua të largohej që aty.

Blerta tregon se gjykata kujdestarinë e saj dhe të vëllait më të madh ia la nënës por në pamundësi ekonomike, fëmijët shkuan tek gjyshja e babit. Vajza tregon se kur jetonin me nënën e tyre tek shtëpia përballë, ai nuk shkonte i takont, pra ishte i pa interesuar për fëmijët.

Ardit Gjebrea: Nuk ta nxë goja që të thuash babi nuk kujdesej për ju.

Blerta: Bab, sido që të jetë është bab.

Ardit Gjebrea: Edhe kur nuk e luan rolin e tij deri në fund, e çfarë goce që je! Po mami kishte raporte të mira me gjyshërit?

Blerta: Po dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kenë raporte shumë të mira. Mami vinte, mundohej edhe pse ishte pak larg. Ka pasur raste që vinte edhe çdo muaj. Mami jetonte në Vlorë kurse ne në një fshat të Roskovecit.

Për shkak të jetesës vetëm dhe të pamundësisë, Blerta tregon që jetuan me gjyshërit dhe jo me të ëmën. Ajo tregon se ka pasur marrëdhënie të mira me gjyshërit, por me babain jo dhe aq. Vajza tregon se në klasën e parë kur kishte festën e Abetares të gjithë shokët e saj i kishin prindërit, ndërsa ajo jo. Kur ka parë që i erdhi gjyshja, Blerta është gëzuar shumë.

Blerta tregon se babai ka 1 djalë dhe një vajzë dhe ata shkolloheshin në të njëjtën shkollë me të dhe ai i shoqëronte ata, ndërsa vetë Blertën dhe të vëllain  asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhënie ke me babain sot?

Blerta: Vajza e tij është si princeshë, ndërsa ne nuk e kam patur mundësinë të kishim atë lloj afrimiteti me babin. Thjesht flasim, kemi komunikim me atë dhe nusen e tij, por prapë nuk është një marrëdhënie e ngushtë si babë e bijë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME