Categories Showbiz

I rritur në shtëpinë e fëmijës, Gazi këndon derisa rrugët e parkut të zbrazen nga njerëzit

Jetën e ka të lidhur me gjashtë tela, 7 nota, një vajzë dhe dashamirësinë e njerëzve. Gazment Suku, nuk është artisti fatlum që në jetë ka patur çdo gjë.. përkundrazi… Ai bën çdo gjë, që të gëzojë njerëzit dhe të meritojë paratë që i dhurohen nga kalimtarët. Pasditet e gjejnë gjithmonë në parkun e liqenit artificial, jo për të shëtitur, por për të dhuruar tinguj. Gazmenti në të njëjtin orar shkon në vendin e tij të preferuar dhe fillon rutinën e përditshme. Hap stativin, vendos boksin, mikrofonin, merr kitarën e siguruar me ndihmën e vyer të miqve të tij dhe fillon të këndojë.

“Vij çdo ditë këtu, është shumë kënaqësi për mua. Ka nisur që 2-3 vite më parë. Në fillim kisha ndrojtje të këndoja përpara njerëzve, por tani dashamirësia e tyre mi ka hequr emocionet.”, shprehet Gazi. Ai na tregon se ai që fëmijë është rritur nen përkujdesjen e kishave dhe se që aty filloi pasioni i tij për muzikën. Gazi ka pasur një jetë të vështirë. Pamundësitë ekonomike  i kanë detyruar prindërit e tij ta dërgojnë vogëlushin e tyre në shtëpinë e fëmijës.  Por ai ende flet me shumë dashuri për ta. E duket sikur sfidat e jetës e bënë Gazin të gjejë ngushëllim në tingujt e kitarës, por jo vetëm. Gazi tashmë frymëzimin e gjen te dashuria, dhe muzës së tij ai I ka kushtuar edhe një këngë. “Fansja ime më e madhe është gruaja ime. Asaj i kam kushtuar shumë këngë, por më e veçanta titullohet “mana” që do të thotë bekim, dhuratë nga zoti”. Kur ishte nën kujdestarinë e kishës, Gazin e këshillonin të merrte një zanat tjetër veç muzikës, me argumentin se muzika nuk do t’i mjaftonte për të përballuar jetën, por Gazi pohon krejt të kundërtën. Gazin e lëmë pas duke vazhduar të këndojë, derisa rrugët e parkut të zbrazen nga njerëzit. Ai vazhdon të këndojë me  ëndrrën se një ditë do të publikojë albumin e tij të parë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME