Categories Sport

Interi mbron kreun me goleadë, zikaltërit thyejnë mallkimin historik

Interi ka fituar me një goleadë të thellë ndeshjen e javës së 18 të Serisë A ndaj Salernitanës për t’u shkëputur katër pikë ndaj Milanit ndjekës. Një rezultat 5-0 që nuk çudit kur mendon pozitat e dy skuadrave në renditje, por që është historik për zikaltërit.

Perishiç kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e 10 dhe Dumfrajs dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë. Sançez shënoi golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë dhe bëri të qartë si do të shkonte fati i këtij dueli. Në fund, gola nga Lautaro Martinez dhe Galjardini vulosën një fitore mbresëlënëse 5-0 që nisi arratinë e zikaltërve.

Suksesi ishte historik për faktin se për herë të parë, Interi arrinte të shënonte dhe fitonte në transfertë përballë Salernitanës. Edhe pse ishte ndeshur disa herë me të, për çudi Interi e kishte pasur gjithmonë si mallkim këtë sfidë. Ndërkohë, ndeshja tjetër e luajtur sot, mes Lacios dhe Xhenoas, u mbyll me fitoren 3-1 të lacialëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME