Categories Kuriozitete

Italia kërkon shkëlqimin e dikurshëm/ Përgatitet transformimi i “Hollywood-it të Romës”

Njëherë tokë e bekuar për regjisorët dhe aktorët e mëdhenj italianë, nga Federico Fellini tek Sofia Loren, studiot filmike të Romës, Cinecitta po planifikojnë të bëjnë një transformim total për t’iu përshtatur epokës së re. I cilësuar edhe si “Hollywoodi mbi Tiber”, Cinecitta ishte qendra e epokës së artë të kinemasë italiane dhe tani shpreson të marrë sërish nga shkëlqimi i dikurshëm falë fondeve post-pandemike nga Bashkimi Europian.

Italia është përfituesi kryesor nga fondi i rimëkëmbjes së bllokut evropian dhe studiot e vjetruara janë në radhë për të përfituar 290 milionë euro, duke u zgjeruar dhe modernizuar për të përfituar nga mënyrat e reja të bërjes së filmave dhe shikuarit të tyre. “Mund t’i kthejmë këtij vendi dritën që gjithmonë e ka karakterizuar dhe që e meriton”, shprehet drejtori i Cinecitta Nicola Maccanico. Cinecita ka qenë vendi ky janë prodhuar më shumë se 3 mijë filma, ndërsa 51 prej tyre kaun fituar çmimin Oscar.

Studiot u inauguruan periferitë jugore të kryeqytetit italian në 1937 për të manifestuar propagandën e regjimit fashist të Benito Musolinit. Në ditët e arta të studiove, hite të Hollwood-it si Ben Hur në 1959-ën dhe disa nga punët e tjera mjeshtërore të kinemasë si La Dolce Vita e Fellinit u filmuan në këto studio.

Por, pas 1960-ës, ishte e pamundur që studiot të kapnin prestigjin e tyre, për shkak të konkurrencës nga televizioni dhe industri të mëdha të produksionit të cilat ofronin kualitet më të mira për të filmuar.TOP.CH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME