Categories Lajme

Atentati në Vlorë: Autori i maskuar vendosi tritolin e lidhur me celular 15 minuta para shpërthimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se lënda plasëse, tritol e cila kishte për qëllim të vriste 33-vjeçarin Indrit Sadedini ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente.

Mësohet se nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth ku ndodhi atentati kanë kapur momentin kur një person me kapuç në kokë ka vendosur tritolin dhe e ka mbuluar me një letër që mos të kuptohej.

Pas kësaj ai është larguar i qetë në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se janë shoqëruar në Komisariat 6 persona që kanë lidhje me ngjarjen ose mund të kenë ndonjë informacion me vlerë në lidhje me këtë atentat të dështuar. Kujtojmë se katër vite më parë Sadedini i shpëtoi një a tentati me tritol e cila ishte vendosur në makinën e tij.

Në makinën ishte vendosur një sasi e ksplozivi por ajo u zbulua në kohë nga i riu i cili njoftoi policinë dhe grupin e xhenierëve. Pas kësaj ai kërkoi azil në Francë, por një kërkesë e tillë nuk iu aprovua. Ai ndodhet tashmë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar pasi janë dëmtuar shumë të dy këmbët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME