Categories Lajme

“Sot është një ditë për të festuar”, Soreca: Politikanët i ka kapur frika

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh sot se frika ka kaluar nga prokurorët te politikanët dhe kriminelët e korruptuar me drejtësinë e re. Edhe pse nuk e përmendi me emër konkret, diplomati tha se “kohët e fundit kemi parë hapa inkurajues për goditjen e korrupsionit në nivele të larta”, ku referimi ishte i qartë për arrestimin e Lefter Kokës. Në dy vjetorin e krijimit të SPAK-ut, Soreca deklaroi se sot është një ditë feste.

“Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë që kam qenë para dy vitesh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur. Sot është një ditë për të festuar. Në vetvete është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve.  28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH. Ne festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK-ut. Mbështetjen për krijimin e një SPAK-u të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet për ndjekjet penale dhe dënimet në nivelet e larta. Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar në anën tjetër, se më parë ishte në anën e prokurorëve që ishin në trysninë e politikanëve dhe kriminelëve” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME