Categories Lajme

Yuri Kim: BKH krah FBI-së amerikane, SHBA përgëzon punën e SPAK

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave, tha se Prokurorët dhe hetuesit janë kthyer në tmerrin e kriminelëve ndërsa BKH vijon punën krah FBI-së amerikane. ” Ju e keni filluar punën tuaj. Ju po e ngrini BKH në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Asgjë nuk do jetë e lehtë apo e shpejtë por kërkon punë dhe shumë punë. Çdo ditë duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë mbresa qëndrimi për të marrë detyra në emër të qytetarëve tuaj. Guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo që duhet të hetohet për ta bërë Shqipërinë më të pastër por edhe më të fortë dhe më të pasur. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë vendin e saj krah FBI amerikane. Uroj SPAK në 2-vjetorin e krijimit të tij. Mendoj që në këto dy vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. Gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur sepse ka qenë në pritje të këtij çasti.

SHBA përgëzon punën tuaj. Është domethënës që SPAK dhe BKH janë këtu sepse vetëm së bashku mund të merrni përsipër hetimin e atyre që dëmtojnë të tjerët për të pasuruar veten. Ky bashkëpunim e bën SPAK të fuqishëm. Ju nxis të punoni bashkë me njëri tjetrin që prokurorët dhe hetuesit të punojnë sup më sup. 2021 ka qenë pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura. Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet. Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i fëmijëve dhe shpresa e fëmijëve”, u shpreh Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME