Categories Lajme

Izraeli-banorëve të Gazës: Korridori i shpëtimit për sot, mes orës 10.00 dhe 13.00

Banorët e Gazës janë lajmëruar prej disa ditësh tashmë që të largohen nga qyteti dhe nga pjesa veriore e Rripit për t’iu shmangur sulmit të Izraelit.

Atyre u është kërkuar që të zhvendosen në jug të Wadi Gaza. Të dielën, korridori i shpëtimit për ta do të jetë mes orës 10.00 dhe 13.00 sipas orës lokale.

Gjatë kësaj fashe orare, Izraeli ka njoftuar se nuk do të godasë në itinerarin e paracaktuar në hartë për të arritur në jug të Wadi Gaza.

Njoftimin e bëri mëngjesin e së dielës një zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, ushtria izraelite do të nisë sot zhvendosjen e banorëve nga qyteti i Sderot-it, i cili ndodhet shumë panë Rripit të Gazës dhe që u bë skenë e brutalitetit nga komandot e Hamasit.

“Kjo nuk është kohë për të qëndruar në qytet,” u shpreh Majori Allon Davidi.

Qyteti është shtëpia e 30 mijë banorëve të cilët do të kenë të drejtën që të qëndrojnë në vende më të sigurta të Izraelit, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME