Categories Lajme

Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe nëna me vajzat në autostradën Levan–Tepelenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan – Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Buzmadh duke lënë të lënë të plagosur 5 persona, shoferin dhe nënën me 3 vajzat.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një automjet tip “Benz”  ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka shkaktuar lëndime të pasagjerëve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes por edhe për të sistemuar qarkullimin e mjeteve.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME