Categories Lifestyle

Ja si ruhen patatet e qëruara

Patatet janë shumë të rëndësishme në çdo kuzhinë edhe për faktin se jetojnë gjatë në kohë. Vendosini patatet në një enë të hapur, që e lejon ajrin të qarkullojë në qilarin tuaj apo në një vend tjetër të errët që është i ftohtë dhe i thatë.

Shumica e varieteteve do të jetojnë për një muaj, edhe pse patatet e reja duhet të përdoren brenda një jave. Mbajini ato jashtë frigoriferit për të ruajtur niseshtenë e tyre natyrore dhe mos i vendosni ato pranë mollëve ose qepëve, të cilat lirojnë gazra që nxisin prishjen. Një ndër mënyrat që të ruani patatet e qëruara është që t’i lini në ujë të pastër dhe t’i fusni në frigorifer, kështu mund t’i ruani deri në 24 orë.

Të nesërmen mund t’ia derdhni ujin, t’i lani dhe t’i fërgoni. Në këtë mënyrë mund të ruhen edhe kur janë të prera për pomfrit. Mënyra tjetër është që t’i zieni shpejt dhe t’i ngrini. Priteni pataten për pomfrit dhe nxehni yndyrën në fritezë; kjo mund të jetë yndyrë speciale për fritezë. Yndyrën nxeheni në 180 gradë, zieni shpejt patatet rreth 2 – 3 minuta, pastaj vendosni në leckë kuzhine dhe lëreni në tepsi apo në tabaka që të ftohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME