Categories Sport

Juventus bën gati rikthimin e Allegrit, Ronaldo është dakord!

Juventus po kalon ditë delikate, pasi të mërkurën është ndeshja direkte për një vend në zonën Champions me Napolin, nga e cila do të varet jo pak edhe fati i trajnerit Andrea Pirlo, projekti dhe puna e të cilit nuk po bindin drejtuesit e klubit bardhezi.

Presidenti Agnelli është duke bërë gati edhe planin B, që është shkarkimi i menjëhershëm i Pirlos në rast se nuk fitohet ndeshja ndaj Napolit, teksa emri favorit për të marrë drejtimin është ai i trajnerit që fitoi 5 tituj kampionë radhazi me bardhezinjtë, Massimiliano Allegri. Konfirmimi vjen edhe nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas të cilës numri një i bardhezinjve ka folur për çështjen e ndryshimit të trajnerit edhe me liderin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili nga an tjetër ka dhënë miratimin për rikthimin e Allegrit në pankinë.

Tekniku italian pati fatin të punojë vetëm një sezon me yllin portugez, pasi në verën e 2019-ës Agnelli vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me Allegrin, për të afruar në pankinë Sarrin, por eksperienca e këtij të fundit zgjati vetëm një sezon. Natyrisht rikthimi i Allegrit është vetëm një nga planet rezervë të drejtuesve të Juventusit, por që mund të vihet në zbatim shumë shpejt, duke qenë se rezultatet e skuadrës nën drejtimin e Pirlos nuk bindin askënd në Torino.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, dalja nga gara për titull dhe mbi të gjitha mungesa e një identiteti loje, kanë bërë që në klubin bardhezi të planifikojnë të ardhmen pa Pirlon, që vetëm në rast fitoreje ndaj Napolit do të ketë mundësi të mbyllë sezonin në pankinën e Juves.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME