Categories Lajme

“Kam lindur me kancerin e rrallë në shtyllën kurrizore”, vajza: Prindërit më kanë neglizhuar!

Dorina është një vajzë që ka sjellë nënën e saj në “Shihemi në Gjyq”.  Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se është neglizhuar nga prindërit  gjatë gjithë jetës së saj.

Dorina: Unë jam fëmija i dy prindërve të cilët më kanë neglizhuar tërë jetën! dua të di nga nëna ime, pse,  pse tek unë? Çfarë i kam bërë? Si do jetë fati im, jam e vetme, jam mes katër rrugëve?

Pasi hyn në studio, Dorina shpjegon situatën e saj të rëndë shëndetësore.  Ajo ka lindur me një lloj të rrallë kanceri në shtyllën kurrizore që i ka shkaktuar probleme të njëpasnjëshme.

Dorina: Jam shumë e emocionuar, ndihem e emocionuar dhe e indinjuar për gjithçka kam kaluar në jetën time.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke kaluar në jetën tënde?

Dorina: Unë kam lindur me një nga tipet më të rënda të kancerit të shtyllës kurrizore. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kam kaluar 10 operacione.

Ardit Gjebrea: Ke lindur kështu?

Dorina: Unë kam lindur me  kancer në shtyllën kurrizore.

Ardit Gjebrea: Dhe kur është diagnostikuar, verifikuar dhe më pas kuruar, në çfarë moshe?

Dorina: Unë jam operuar në moshën 3-vjeçare për problemet që kisha që vinin nga kjo sëmundje dhe më pas në moshën 9 vjeç, 16 vjeç dhe deri para një viti.

Ardit Gjebrea: Vazhdon, ke vazhduar gjithë kohën me operacione, me ndërhyrje…

Dorina: Me operacione, vuajtje të papara! 4 vjet kam ndenjur me tuba në bark.

Ardit Gjebrea: Dhe ankohesh për prindërit?

Dorina: Po!/tvklan.al

Nashiferi është nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina. Ajo shfaqet e ngashëryer në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe mes dhimbjes, thotë se është një hallexhie.

Përveç vajzës, Dorinës e cila është e sëmurë me kancer në shtyllën kurrizore, bashkëshorti i Nashiferit është i paralizuar prej 25 vjetësh.

Nashifer: Nëna nuk është për televizione! Nëna jam me 100 halle! Nëna jetoj me një burrë të paralizuar që i shërbej prej 25 vjetësh. Nëna nuk është për të zgjidhur halle. Unë jam një hallexhie që të më ndihmojnë t’i zgjidh hallet.

Ardit Gjebrea: Paske edhe babain me probleme?

Dorina: Po, babai im ka 30 vjet i paralizuar.

Ardit Gjebrea: Me sa po shoh, hallet i paskan rënë…

Dorina: Unë zoti Ardit, kam qenë jetime me prindër gjallë!

Nashiferi hyn në studio e përlotur dhe e revoltuar ndaj faktit që Dorina e ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit.

Nashifer: Ti ke sjellë nënën tënde këtu? Më solle në gjyq para të gjithë shqiptarëve? Të më shohë e gjithë bota, të më gjykojë mua? Si ka mundësi Dorina?/tvklan.al

https://youtu.be/Sqr0QzwDfak

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME