Categories Lajme

Shpallen 572 vende të lira në polici

Policia e Shtetit ka hapur konkursin për gradat drejtuese në radhët e uniformave blu. 

Tv Klan ka siguruar shkresën që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku drejtuar vartësve të tij ku thuhet se prej datës 17 Nëntor ka nisur gara për 572 funksione bosh. 

Konkretisht janë shpallur 52 vende të lira për drejtues e drejtues i parë, si dhe 520 funksione bosh për kryekomisar e komisar. 

Aplikimet zgjasin 1 muaj dhe duhet të përfundojnë më 17 Dhjetor, datë kur komisioni vlerësues do të nis seleksionimin e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret. 

Pas kësaj faze, secili prej tyre do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë ndërsa në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrën që mbajnë. 

Rihapja e konkursit për gradën drejtues i parë dhe drejtues vjen pas rreth 18 muajsh nga gara e fundit, nga ku dolën fitues rreth 58 efektivë nga 134 që aplikuan në total. 

Ndërsa për gradat kryekomisar dhe komisar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë, pasi konkursi për këto funksione rihapet pas më shumë se 5 vitesh. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME