Categories Politike

Kandidatja e LSI në Vlorë, Anxhela Shenaj paralajmëron Gjiknurin e Ramën

Kandidatja e LSI-së në Vlorë, Anxhela Shenaj flet në një intervistë për gazetën “STANDARD” lidhur me fushatën që po zhvillon kjo parti politike në qarkun që nxjerr 12 mandate deputeti. Shenaj bën me dije problematikat kryesore me të cilat hasen qytetarër e Vlorës prej vitesh, ndërsa nënvizon se programi i LSI u jep zgjidhje plagëve të shpopullimit të vendit.

“Skajet e trekëndëshit të Bermudës siç i quaj unë Papunesia, Varfëria dhe Pabarazia janë ato që po “fundosin” Vlorën dita ditës. Alternativa që ofron LSI për zgjidhjen e problematikave është mbështetja e qytetarëve; Shtimi i vendeve të punës si edhe rritja e kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve dhe aplikimi i filtrave transparet për të reduktuar korrupsionin”, pohon kandidatja e LSI-së. Lidhur me skenarët e mundshëm për tjetërsimin e vullnetit të votuesve, siç ndodhi në Dibër vite më parë, Shenaj tha se kjo nuk do ketë asnjë shans të ripërsëritet në Vlorë.

Kandidoni në siglën e LSI-së në qarkun e Vlorës. CIlat janë deri më tani përshtypjet që keni marrë në terren nga takimet me qytetarët? Përshtypja e parë është dëshira e madhe që kanë qytetarët Vlonjatë për përfshirjen e të rinjve në politikë, pasi i shohin si të vetmen shpresë për një të ardhme të sigurt dhe për të shkulur me rrënjë këtë të keqe që ka mbërthyer vendin.

Ju jeni e re në politikë ashtu si edhe një pjesë e madhe e të rinjve që kandidojnë në radhët e LSI-së. Marrë shkas nga plaga e shpopullimit të vendit, ku pjesa më e madhe janë të rinj që largohen, a besoni se përfshirja e të rinjve në politikë do të sjellë ndryshimin në këtë aspekt?

Padiskutim që po! Përfshirja e të rinjve në politike është e domosdoshme dhe do të sjellë ndryshim. Një nga prioritetet e LSI-së është ndalimi i shpopullimit nëpërmjet programeve të saj për të rinjtë siç është programi “Meso dhe fito”, një program që ju jep mundësinë të rinjve të punësohen ndërsa mësojnë.

Programi “Nga bebja në bebe” përbën nga ana tjetër një mundësi për çiftet e reja për të ndërtuar familjen e tyre. Këto prioritete janë nxjerrë pasi janë diskutuar problemet në terren me rininë. LSI nuk i merr vendimet vetë, por i diskuton ato me qytetarët. Le të dali një deputet i Rilindjes dhe të thotë se ka ngritur zërin dhe ka lobuar për keto dy prioritete. S’ka asnjë! Po problematikat kryesore me të cilat hasen banorët e Vlorës cilat janë? Në të njëjtën kohë cilat janë alternativat që ofron LSI për zgjidhjen e këtyre problematikave?

Shqetësimet që ndeshim çdo ditë te qytetarët Vlonjatë janë:

-Papunësia që luan rolin kryesor në eksodin që po i ndodh vendit.

-Varfëria ekstreme që sa vjen dhe më tepër po rritet.

-Korrupsioni i lartë që nuk i hap rrugë drejtësisë të funksionojë për të gjithë qytetarët pa dallim. Mos harrojmë po ashtu pabarazinë në drejtësi, shëndetësinë, institucionet e tjera shtetërore midis qytetarëve të varfër dhe atyre të pasur; varfëria nuk i lejon qytetarët të gjejnë drejtësi në asnjë institucion shtetëror, pasi çelësi i hapjes së dyerve të tyre është vetëm Damian tërmeti dhe “rryshfeti”.

Skajet e trekëndëshit të Bermudës siç i quaj unë Papunesia, Varfëria dhe Pabarazia që po “fundosin” Vlorën dita ditës. Alternativa që ofron LSI për zgjidhjen e problematikave është mbështetja e qytetarëve, shtimi i vendeve të punës si edhe rritja e kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve dhe aplikimi i filtrave transparet për të reduktuar korrupsionin. Në Vlorë PS ka sjellë si drejtues politik Damian Gjiknurin, i cili më parë është pikasur në përgjimet e dosjes së Dibrës. A besoni se Vlora do ketë të njejtin fat në 25 prill? Si parashikoni ta parandaloni këtë fenomen?

Gjiknuri i përfshirë dhe i tmerruar nga humbja e madhe që e pret, po harton skenare për të vjedhur votat. Sigurisht që nuk do t’i lejojmë as Gjiknurin dhe as mafiozët e tij të vjedhin votat. Madje po e paralajmëroj Gjiknurin edhe Ramën që rinia do ta mbrojë votën me gjak po të jetë e nevojshme dhe nuk do ta lejojë më Rilindjen e Krimit të na poshtërojë dhe robërojë. LSI në Vlorë është e angazhuar për të marrë 3 mandate deputeti. Nga vjen ky besim, cilët janë faktoret që ju çojnë në këtë konkluzion? LSI fiton 3 mandate të sigurta në Vlorë falë forcës dhe energjisë së të rinjve e cila bashkohet me LSI!

Besimi vjen nga përkrahja masive që po marrim nga qytetarët Vlonjatë. Çdo ditë dhe më shumë po i shtohen rradhëve tona qytetarë të rinj, pasi e shohin LSI-në si shpresën e vetme që mund të bëjë ndryshimin e shumëpritur në këtë vënd. Shumë të rinj e kanë testuar me parë LSI-në, dhe në historikun e kësaj partie ka rezultuar se gjithmonë ka punuar fort për shtimin e vendeve të punës dhe ndryshimin e klimës ekonomike në vënd. Nëse pas 25 prillit, koalicioni i Opozitës së Bashkuar vjen në pushtet, ju si përfaqësuese e Vlorës çfarë do ti kërkonit qeverisë së re për qarkun e Vlorës?

Marrë shkas dhe e përforcoj idenë time më shumë nga një takim i rastësishëm në terren me një zonjë që nuk kishte një strehë, kushtet më minimale për të rritur fëmijën e saj dhe qeveria nuk i jepte asnjë lloj ndihme, sikur të mos mjaftonte i ushtronte presion se do t’i merrnin femijën se s’kishte kushte. Për zonja si kjo dhe shtresa në varfëri ekstreme, do kerkoja të ndërtoheshin shtëpi falas.

Kërkesë tjetër jetësore do të jetë që në Spitalin e Vlorës të ofrohet shërbimi i trajtimit të Kancerit në të gjitha fazat, një sëmundje për të cilën shumë gra dhe vajza në pamundësi për tu trajtuar humbasin jetën. Spitalet të monitorohen në çdo cep nga kamerat që të shmanget korrupsioni dhe të funksionojë shëndetësia falas. Nëse kemi një strehë dhe shëndetin, vlonjatit si mungon energjia dhe forca për ta rimëkëmbur ekonominë dhe Vlora të lulëzoje ashtu sikundër i ka hije!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME