Categories Lajme

Kanosën djalin dhe babanë, arrestohet 24-vjeçari në Korçë,dy vëllezërit në kërkim

Një 24-vjeçar ka rënë  në prangat e policisë pasi u përfshi në një konflikt me armë zjarri.

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar i riu, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç. 24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME