Categories Bota

Këshilltarja 29-vjeçare ekzekutohet me plumb në kokë

Një këshilltare 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje. Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua. Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të niste hetimin, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre. Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi, shkollat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa ushtarët patrullojnë rrugët e qyteteve më të mëdha të Ekuadorit.

Vrasja e Carnero erdhi vetëm një ditë pasi guvernatori i Guayas Alberto Molina u takua me forcat e rendit në Naranjal për të adresuar valën e fundit të dhunës. Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023. Bolivar Vera, 42 vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye. Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59 vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito. Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38 vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME