Kur jeni në dashuri dhe në një lidhje të shëndetshme, mund të ju ndihmojë të i largoni nivelin e ankthit dhe stresit dhe kjo është e vërtetuar shkenctarisht.
Ju madje, mund të filloni të dukeni mirë dhe të performoni më mirë në punë. Përqafime dhe puthjet prodhojnë ndjesi qetësie, sigurie dhe kënaqësie. Ne dëshirojmë që të gjithë të përjetojnë ndjesinë e dashurisë dhe kemi përmbledhur disa fakte që duhet t’i dini për dashurinë e vërtet, transmeton lajmi.net.
Dashuria nuk është vetëm për t’i ndarë momentet e mira, por po ashtu edhe ato të këqijat
Dashuria romantike mund të zgjasë dhe kjo është e vërtetuar. Mirëpo, dashuria zgjatë nëse është reciproke dhe nëse i përjetoni të gjitha momentet së bashku çoftë ato të mirat dhe ato të këqijat.
Dashuria e vërtet është një aksion
Dashuria nënkupton të kaloni edhe nëpër momente jo të mira dhe në faza më të vështira. Është gjë normale të jeni në një lidhje dhe të ndjeheni të vetmuar, kjo ndodh kur humb lidhja emocionale. Sipas psikologëve nëse ju e doni njëri tjetrin, atëherë ju mundoheni t’i menjanoni keqkuptimet.
Ju të dy i dini kufijtë dhe i mbani ato
Një dashuri dhe lidhje e shëndetshme është e përberë nga kufijtë. Është një marrëveshje midis jush që askush të mos tentojë të bëhet ‘diktatori’. Në një lidhje të shëndetshme ju i thoni gjërat njëri tjetrit pa hezituar.
Dashuri e vërtet nënkupton qëllime dhe dëshira të përbashkëta
Harmonia është një gjë e vështirë për tu arritur dhe të i arritni qëllimet e njëjta është një prej tyre. Por fillimisht duhet të jeni të qartë se çfarë po dëshironi, dhe së dyti siguroheni që do i festoni së bashku arritjet.
Partneri juaj nuk mundohet të ju ndryshoj, por ju pranon për atë që jeni me të vërtet
Bëheni person më i mirë kur jeni në lidhje