Categories Lifestyle

Këto janë 4 fjalitë që s’duhet t’i thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni

Edhe nëse nuk e kuptoni apo nuk e dini ende, ka mundësi që të njihni dikë me depresion. Një në pesë të rinj vuan nga ky çrregullim e kjo do të thotë se ndoshta dikush në rrethin tuaj shoqëror apo familjar po vuan, pa dashur ta kuptojë asnjëri. Sigurisht gjëja e parë që doni të bëni, kur mësoni se një mik po kalon përmes një periudhë të vështirë, është ta ndihmoni, por duke mos qenë një terapist apo psikolog, mund të gaboni në këshillat që mund të jepni.

Është e rëndësishme të zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe të mos bëni fajtor mikun tuaj për atë çka po kalon. Më poshtë Living do të listojë pesë frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni

  1. “Hajde tani, s’ke asgjë mos bëj kot!”
    Depresioni nuk është thjesht një luhatje humori. Kur njerëzit vuajnë nga depresioni , ata vuajnë nga një çrregullim mendor.
  2. “Kam parë njerëz që janë më keq se ty”

Duke thënë diçka të tillë mund të përkeqësoni ndjenjat e fajit. Në vend që ta bëni shokun tuaj të ndihet keq për vorbullën nga e cila nuk del dot, lëreni të kuptojë që ju jeni aty për të në çdo kohë.

  1. “Vetëvrasja është një zgjidhje egoiste.”

Duke thënë këtë frazë, ju vendosni automatikisht në qëndër të botës së tij, një person tjetër. Duke i përmendur vuajtjen e prindërve apo miqve, nëse personi që vuan nga depresioni, vetëvritet, i thoni atij që ndjenjat e të tjerëve kanë më rëndësi sesa ndjenjat e tij. Vendoseni atë në qënder të botës së tij dhe bëjani të ditur se pa të asgjë s’do të ishte më njësoj.

  1. “Ndiheni më mirë tani?”

Depresioni është një sëmundje e rëndë mendore, prandaj mos u ndjeni keq nëse, pavarësisht nga përpjekjet tuaja, miku juaj nuk duket se po përmirësohet. Mos pretendoni se një kafe, apo një bisedë telefonike do kurojë një çrregullim neurologjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME