Categories Teknologji

Kompania kineze gati të prodhojë baterinë e makinës me jetëgjatësi 16 vite

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet. Sipas BBC, bateria e re do të ketë një jetëgjatësi prej 16 vitesh ku bateri të prodhuara nga kompani të tjera zgjasin nga 3-8 vite.

Kompania Contemporary Amperex Technology thotë se me këtë bateri, një makinë mund të përshkojë 200 milionë kilometra. Deri më tani, kompania nuk e ka bërë të ditur se cilin brand automjetesh do të furnizojë.Por nga raportet e publikuara më parë, thuhet se ajo po bashkëpunon me Teslan e multimiliarderit Elon Musk.

“Nëse dikush bën porosinë, ne jemi gati të prodhojmë” – shprehet Presidenti i kompanisë, Zeng Yuqun gjatë një interviste për Bloomberg News. Në shkurt të këtij viti, Contemporary Amperex Technology lidhi një kontratë me Teslan për një model të ri makine ndërkohë që më parë ka bashkëpunuar me BMW, Honda, Toyota, Volkswagen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME