Categories Lajme

Rifillimi i transportit urban, Rama: Do ndihmojmë sektorin, çmimi i biletës nuk rritet

Të hënën e ardhshme në të gjithë Shqipërinë do të hapen transporti urban e ndërurban, teksa sot kreu i qeverisë Rama ka lajmëruar se qeveria do ta mbështesë sektorin dhe se do të ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletave për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shton se qeveria do të ndihmojë sektorin duke i njohur si shpenzim të zbritshëm 100% të konsumit të naftës dhe se nuk do të kërkojë taksa e tarifa vendore deri më 31 dhjetor të këtij viti. Në vitin e ardhshëm, shton Rama, do të nisë zbatimi i biletës elektronike.

Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore

Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes:

Njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës. Zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020
brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME