Categories Turizëm

Kroacia hap kufirin për turistët sllovenë

Kroacia pret të hapë kufijtë e saj për turistët sllovenë, brenda pak ditëve, si edhe për shtetasit gjermanë jo më vonë se 15 qershori, deklaroi ministri kroat i Shëndetësisë, Gari Cappelli.

“Ne presim një rezultat të mirë nga bisedimet me Slloveninë brenda pak ditëve sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”, i tha Cappelli televizionit shtetëror kroat, HRT.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, kur sllovenët të kthehen në shtëpi, ata nuk do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë”, tha ai, duke shtuar se marrëveshje të ngjashme po negocioheshin edhe me vendet e tjera.  Duke supozuar se situata mbetet nën kontroll, Kroacia pret që turistët nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së do të lejohen të hyjnë nëpërmjet transportit rrugor deri më 15 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME