Categories Kulture

Italianët zbulojnë Shpellën e Ariut në Pogradec: Kthejeni urgjentisht në Monument Natyre

Në Shqipërinë me potenciale të mëdha turistike, të huajt nuk vijnë vetëm për të vizituar një kulturë tjetër, por edhe për të eksploruar, disa në male disa në brigje, pranë siteve kulturore, e ndonëse rrallë edhe në shpellat e vendit. Shpella e Ariut në Bishnicë të Pogradecit është një nga të fundit që kanë zbuluar speleologët.

“Ne vijmë në Shqipëri që prej 1995,mbase shumë prej jush atëherë ishin shume të vegjël. Pastaj për shkak të problemeve politike ne u larguam dhe jemi rikthyer sërish në 2009-ën. Ne vijmë2-3 herë në vit për të bërë speleologji (studim të shpellave, formave dhe veçorive të tyre) për këtë na ka ndihmuar shumë edhe Edmondi i cili na përgatit rrugën për të shkuar kudo dhe për të gjetur shpellat, të cilat ne i studiojmë për kënaqësinë tonë. Ne kemi bërë shumë zbulime interesante, janë të ndryshme besoj së më interesantja është shpella që eksploruam së fundmi në Gramsh e krijuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, e ngrohtë, e bukur gati sa kjo që kem i parë sot, ishte tepër e bukur, por mëkat që nuk kishte vazhdimësi dhe nuk e di nëse ka galeri të tjerë për ty hyrë drejt saj”, tha speleologu italian Frederico Bianchi.

Shpella ka një formacion mjaft interesant, me stalaktide dhe stalakmide. Me një ndërhyrje shumë të lehtë aty mund të vendosen shkallë për të lejuar hyrjet për vizita, por duhet treguar kujdes i madh pasi mund të shkatërrohet gjithçka gjatë vizitave jo profesionale. Si shpellë është shumë e vjetër, shumë shumë e vjetër. Ashtu sikurse edhe Frederico Bianchi edhe kolegu i tij Ivano Fabri mendon se studimi i shpellave nuk është vetëm një pasion që mbyllet me informacionet shkencore, por ka si mision edhe mesazhin për t’i kthyer ato si atraksione turistike.

“Shqipëria është e mrekullueshme, gjithmonë kam gjetur mikpritje këtu, jeni shumë të zotë dhe shpresoj që edhe niveli juaj turistik të rritet edhe më shumë në vazhdim. Një propozim për ta kthyer në monument natyre drejt Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit si edhe promocioni i duhur do ta kthejë këtë shpellë në një pikë të rëndësishme turistike”, tha Fabri.

Shpella e Ariut është vetëm 1 nga destinacionet e Bishnicës, ndërkohë që aty gjejmë edhe 2 liqene akullnajore si edhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dimëror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME