Kurabie të buta me mollë
Përbërësit:
2 kokrra vezë
100 gr sheqer
100 gr gjalp (ambienti)
350 gr miell
1 pako pluhur pjekës
2 mollë të mëdha
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Në një tas rrahim me rrahëse elektrike 2 vezë të plota. Shtojmë 100 gr sheqer dhe vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe I trazojmë së bashku derisa të formohet një masë homogjene.
Shtojmë pak nga pak miellin e situr dhe vazhdojmë përzierjen. Pasi të kemi hedhur gjysmën e miellit shtojmë pluhurin pjekës dhe mollët e prera në copa dhe vazhdojmë trazimin në lugë druri pasi kosistenca e brumit fillon dhe rëndohet, kështu vazhdojmë derisa të përfundojë komplet mielli.
Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe me ndihmën e një luge gjelle ndajmë kurabiet (do mjaftonte një lugë gjelle e mbushur për 1 kurabie). Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. I nxjerrim dhe pasi të ftohen pak, i pudrosim me sheqer pluhur.