Categories Lajme

Kush janë dy të rinjtë që i morën para një biznesi duke u shtirur si Vilma Nushi: Duam 50 mijë euro

Dy të rinjtë të identifikuar si Alban Gjoni dhe Rudor Balla u vunë në prangat e policisë pas një hetimi nga sektori i krimit ekonomik në Tiranë. Ata duke u hequr si biznesmenia Vilma Nushi, kanë kontaktuar një drejtoreshë që ishte e punësuar në biznesin e kësaj të fundit.

Kontaktet kanë qenë nëpërmjet mesazheve në celularë, ku të arrestuarit kishin vendosur emrin dhe foton e Vilma Nushit, dhe I kanë kërkuar punonjëses një shumë prej 50 mijë eurosh me arsyetimin se kishte një urgjencë.

Ata kanë lënë takim pranë një hoteli në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pasi kanë parë që personi që po mashtronin është afruar, I kanë dërguar sërish mesazh në emër të Vilma Nushit, duke I thënë se do të vinte një person I besuar I saj për të marrë shumën prej 50 mijë eurosh.

Fillimisht punonjësja në firmën e Marketing Distribution, nuk e ka kuptuar mashtrimin, ndërsa pasi është takuat në ambientet e punës me biznesmenen Vilma Nushin, i ka komunikuar se porosinë e ka dorëzuar. Në këtë moment është zbuluar se gjithçka ka qenë një mashtrim nga të rinjtë.

Grupi hetimor beson se pas kësaj skeme mashtrimi qëndron emri i Florian Gjergjit, i cili është akuzuar nga blutë, edhe për skeme të mëparshme mashtrimi, duke u hequr si biznesmenë të ndryshëm apo si politikanë.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një 25 vjeçar, ndërsa pas arrestimit të dy të rinjve policia mundit të sekuestrojë edhe një sasi prej më shumë se 8 mijë e 300 eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME