Categories Lajme

Temperaturat zbresin në -5 gradë, parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava pritet të ketë reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore, në verilindje në lartësinë mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.

Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë. Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME