fbpx
Kuzhina

Pulë në furrë, kombinuar me oriz dhe domate

Një mënyrë ndryshe e përgatitjes së tavës së pulës në furrë, kombinuar me oriz dhe domate.

Ndiqni mënyrën e përgatitjes  Përbërësit:

1 kg. mish pule,3 qepë,1 karrotë ( e madhe),3 thelpinj hudhër,3 domate të mëdha
6 speca ¬dhe 1 djegës,2 filxhan kafe oriz,pak vaj ulliri,kripë dhe piper i zi

Përgatitja, Fillimisht në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e pulës, të marinuara me kripë dhe piper deri sa ato të zverdhen pak nga të dy anët.

I largojmë nga tigani dhe i mbulojmë të rrinë të ngrohta, në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e tradhë, hudhrat të copëtuara i kaurdisim sëbashku, domatet të prepra në copa të mëdha.

I kaurdisim për 10 minuta e më pas shtojmë specat të prerë në copëza i kaurdisim sëbashku deri sa të ulin volumin, orizin të shpëlarë dhe vazhdojmë përzjeren, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe më pas e transferojmë gjellën nga tigani në një tepsi. Vendosim copat e pulës mbi të dhe shtojmë lëng pule ose ujë të valuar deri sa është niveli i përbërësve në tepsi vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25 minuta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button