Categories Lifestyle

Ky është mëngjesi perfekt nëse doni të ndiheni të ngopur dhe të humbni peshë

Ekspertët e ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë. Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori. Ideja e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë.

Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra. Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.

Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm, por edhe të pasur në vlera, AgroWeb.org ju rekomandon recetën e kosit me banane dhe kanellë.

Përbërësit:

– një filxhan çaji me kos

– 1 lugë mjaltë

– 1 banane e prerë në copa të vogla

– një majë luge kanellë

Përgatitja:

Nëse nuk jeni dashamirës të mëngjeseve të lëngshme, atëherë ju mund t’i përzieni manualisht të gjithë përbërësit në një pjatë dhe ta konsumoni atë në mëngjes. Por të njëjtët përbërës mund t’i fusni në një mikser për një përzierje më të njëtrajtshme.

Kosi është një ushqim i shëndetshëm, por produktet e kosit me fruta që shiten nëpër tregje janë të mbushura me substanca shtesë (konservantë). Këto substanca shërbejnë për ruajtjen e jetëgjatësisë së produktit. Për më tepër, në rastin më të mirë këto produkte janë të bëra me qumësht pluhur.

Kosi i bërë në shtëpi është i më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i pasur në vlera, sidomos me probiotikë. Banania është një frut shumë i mirë për një mëngjes të shëndetshëm. Ajo rekomandohet sepse shmang nepsin e paradites që na shtyn drejt të ëmblave të panevojshme. Po ashtu, banania tretet më mirë duke u kombinuar me kosin. Enzimat e saj luajnë një rol të shkëlqyer për përmirësimin e tretjes. Për më tepër, banania përmban pak kalori ndaj përbën një pikënisje fantastike për mbajtjen nën kontroll të kalorive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME