Categories Lajme

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, dyshohet se janë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur për më shumë se dy javë në qytetin e Sarandës.

Dyshohet se personat në fjalë të dy 46 vjeç, të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë së Konispolit. Drejt kësaj zone mëngjesin e sotëm janë nisur familjarët e dy të zhdukurve, të cilët vetë do të kërkojnë për trupat e tyre.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë konflikti që kishin dy të zhdukurit me disa persona për shkak të një toke. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, por kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit janë ushtruar kontrolle “blic” në Sarandë dhe janë shoqëruar disa persona me precedentëë penal.

Po ashtu dyshohet se policia ka sekuestruar një mjet, me të cilën dyshohet se autorët kanë marrë peng Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Maj 2024

Dashi Fokusohuni në gjithçka, me qëllim arritjen e një objektivi të ri profesional, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME