Categories Sport

Lewandowski i zemëruar me Bajernin e Mynihut, tani mendon seriozisht largimin

Alarm në skuadrën e Bajernit. Robert Levandovskit nuk po i shijon aspak fakti që duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Nga ana personale Leva nuk ka asnjë arsye përse ta braktisë Bajernin duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të kampionatit, ashtu si dhe katër gola në dy ndeshjet e Champions-it.

Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për polakun që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.

“Sport Bild” shkruan se lojtari nuk mori pjesë në mbledhjen me skuadrën pas ndeshjes ndaj Frankfurtit edhe pse është kapiteni i tretë i Bajernit. Ai është ankuar se është duke u përfshirë shumë pak në lojërat e fundit.

Sinjale Largimi

Por kjo nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e tij jo të mirë emocionale. Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili pak javë më parë tha për Erling Halandin: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë(Halandin), nëse nuk do ta bënim do të ishim amatorë të vërtetë”. Kjo nuk është pritur mirë nga Leva i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bajernin kontratën që skadon në 2023-shin.

Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borusias së Dortmundit, Erling Haland. Norvegjezi mund të blihet për 150 milion euro, para të cilat Bajerni është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Mançester Siti, Parisi dhe Reali i Madridit do të firmosnin menjëherë me Levën i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bajerni është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata një vjeçare. Kështu ka ndodhur me Frank Riberin dhe Arjen Robenin, dy ikonat e Bajernit të cilët fituan gjithçka në Mynih. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Leva kërkon të qëndrojë në Mynih apo ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME