Categories Turizëm

Lezha e Shëngjini, destinacione të vërteta turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi i ftoi qytetarët të shijojnë bukuritë e Shëngjinit dhe Lezhës, duke përcjellë pamje mbresëlënëse nga këto zona turistike me vlera natyrore, kulturore dhe pasuri gastronomike të njohura.

Ministri Klosi nënvizoi se tashmë, Shëngjini dhe Lezha janë destinacione turistike, që nuk duhet të mbeten jashtë itinerarit të pushimeve apo fundjavave. “Shëngjini, Lezha janë shndërruar në një destinacion turistik të vërtetë ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën e shpirtin mikpritës të banorëve”, theksoi Klosi.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë.

Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, ndërsa po ashtu janë plazhet e Kunës dhe Tales.Në qytetin e Lezhës përndryshe gjen trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe historike, teksa kulinaria njihet për shijen e veçantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME