Categories Lifestyle

Pse koha nuk i shëron të gjitha plagët

Nga Marie Lundorff “The Week”

Është një fakt tragjik i jetës, që shumica prej nesh do të përjetojë një ditë humbjen e një njeriu të dashur. Gati 50-55 milionë njerëz vdesin çdo vit në gjithë botën, dhe vlerësohet se çdo vdekje prek mesatarisht 5 njerëz. Përvoja e humbjes së një njeriu të familjes, shkakton zakonisht një varg reagimesh psikosociale, si tërheqja nga aktivitetet sociale, trishtimi i thellë, konfuzioni mbi rolin e njeriut në këtë jetë, dhe ndjenjën e vetmisë.

Në fazën akute pas funeralit, këto lloje reagimesh nga pikëllimi, janë shpesh shumë konsumuese, tejet të dhimbshme dhe shumë dëmtuese. Duket sikur dashuria ndaj personit të ndjerë, e humbet befas humbet objektin e tij të prekshëm, duke e lënë individin të “rrëmojë” në një boshllëk të madh.

Për fat të mire, shumica e njerëzve kanë prej kohësh e kohës burime të mjaftueshme, për t’u përshtatur në jetën e tyre të re, pa personin e dashur që e kanë humbur. Ata nuk e “kapërcejnë” domosdoshmërisht humbjen e tyre, por mësojnë ta përballojnë atë. Mjerisht, kjo nuk është e vërtetë për të gjithë.

Studimet e fundit të psikiatrisë dhe psikologjisë, kanë treguar s një pakicë e konsiderueshme njerëzish – afërsisht 1 në 10 – nuk e merr dot nga veten nga pikëllimi që i shkaktoi humbja e njeriut të afërt. Përkundrazi, reagimi akut vazhdon për një periudhë më të gjatë, duke çuar në probleme sociale mendore dhe fizike tek ata.

Dallimi midis versionit tipik dhe më problematik të pikëllimit, mund të ilustrohet përmes një analogjie. Ashtu si një plagë fizike që zakonisht shërohet vetë, shumica e njerëzve e marrin veten nga plaga shpirtërore e shkaktuar, pa ndonjë ndihmë të specializuar.

Gjithsesi, herë pas here, një plagë fizike acarohet, dhe ne përdorim barna dhe kremra për të ndihmuar procesin e shërimit. Ngjashëm, ndërlikimet shfaqen edhe në procesin e rimëkëmbjes nga humbja e njeriut të dashur, dhe në atë moment është e nevojshme një ndihmë shtesë.

Një përzierje e ndërlikuar faktorësh individualë dhe kontekstualë, mund të çojë në zhvillimin e reaksioneve të komplikuara. Imagjinoni Emin, një grua rrotull të 50-ave, që ka një jetë të qetë me burrin e saj dhe 2 djemtë adoleshentë.

Teksa ishte duke vrapuar në park, bashkëshorti i saj pësoi një sulm të papritur në zemër. Ai merr ndihmën e parë nga një kalimtar, por shpallet i vdekur në spital disa orë më vonë. Kjo përvojë hipotetike, mund të krijojë mënyra shumë të ndryshme të pikëllimit për Emin.

Në një skenar, ne shohim një grua thellësisht të prekur nga humbja e burrit në periudhën më akute të pikëllimit. Ajo harxhon shumë kohë dhe energji me përgatitjen e funeralit, me sistemimin e gjërave të burrit të saj të ndjerë, dhe në përshtatjen me jetën si një vejushë.

Në punë, drejtuesit janë shumë mirëkuptues me situatën e saj, ndërsa kolegët e mbështesin për të menaxhuar mungesën e saj. Ajo punon shumë për ta rikthyer jetën e vet në rrugën e duhur, për t’u ofruar një fëmijëri të lumtur fëmijëve të saj.

Pesë vjet pas humbjes së bashkëshortit, ajo është shumë e angazhuar në një organizatë që punon për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Asaj i mungon ende shumë burri, por është mirënjohëse për vitet që ata kaluan së bashku. Ndërkohë në një skenar tjetër, tronditja dhe trauma e vdekjes së bashkëshortit, mund ta dërgojnë Emin në një shteg tjetër.

Ajo e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij, madje edhe shumë vite pas vdekjes. Ruan të paprekura të gjitha gjërat e burrit. Punëdhënësit nuk e mirëkuptojnë sjelljen e saj, dhe ajo e humbet vendin e punës, për shkak të shumë ditëve të kaluara në shtëpi e sëmurë, si dhe rënies së rendimentit në punë.

Gjendja shpirtërore vazhdimisht e e zymtë dhe mungesa e energjisë, shkakton distancimin e miqve dhe të afërmve. Në këtë skenar, Emi nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e djemve të saj, duke provokuar vetmi, zhgënjimin dhe vetë-zemërim tek vetja. Ajo nuk tregon interes për botën e jashtme, dhe është e mposhtur nga një trishtim i fortë, që nuk zvogëlohet me kalimin e kohës.

Nëse një person në këtë gjendje, nuk merr mbështetjen e duhur, tek ai mund të zhvillohen pasoja të mëtejshme negative, si rreziku i shtuar i sëmundjeve të rënda me pasoja fatale. Studimet në këtë fushë, e kanë detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të përfshijë në vitin 2018 një diagnozë specifike për pikëllimin nga humbja e njeriut të afërt, në udhëzimet për çrregullimet mendore.

Diagnostikimi i ri, i quajtur ”çrregullimi i zgjatur i pikëllimit”, karakterizohet nga një dëshirë e fortë ose një shqetësim i vazhdueshëm për të ndjerin, i shoqëruar nga shqetësime të mëdha emocionale siç janë faji, mohimi, zemërimi, vështirësia për të pranuar vdekjen, ndjenja se dikush ka humbur një pjesë të vetvetes, edhe kur këto vazhdojnë përtej 6 muajve nga humbja e familjarit të afërt.

Këto kritere, duhet të bëhen të ditura për profesionistët e kujdesit shëndetësor, që t’u ofrojnë mbështetje e duhur atyre që kanë nevojë për të. Më parë, simptomat e çrregullimit të dhimbjes së zgjatur, interpretoheshin si shenja depresioni, dhe trajtoheshin me barna anti-depressive.

Por këto lloj ilaçesh, kanë treguar një efekt minimal në përmirësimin e simptomave të pikëllimit.  Njohja e çrregullimit të pikëllimit të zgjatur si një dukuri e veçantë, mund të japë shpresë për trajtimin e duhur dhe efektiv të tij.

Thënia “koha i shëron të gjitha plagët”, është vetëm pjesërisht e saktë. Pasi për plagët shpirtërore ende të përflakura, zgjidhja nuk është koha. Duhet që personat të fjalë të shkojnë tek psikologu për të marrë një trajtim të specializuar, që të ndihmojë procesin e shërimit.

Individët shumë të brishtë, që përjetojnë ndërlikime në procesin e tyre të pikëllimit, e përshkruajnë situatën e tyre si shumë mpirëse, dërrmuese dhe poshtëruese. Por siç e tregon edhe shembulli hipotetik e Emit, rrethi shoqëror i një personi është një faktor vendimtar.

Ndërsa një rrjet mirëkuptues dhe mbështetës, mund të veprojë si një faktor mbrojtës kundër çrregullimit të zgjatur të pikëllimit, tërheqja nga miqtë dhe familja, mund të shkaktojë izolim social, dhe të rrisë ndjenjat e pakuptimësisë së jetës, duke kontribuar kësisoj në zhvillimin e çrregullimit të zgjatur të pikëllimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME