Categories Lifestyle

Shumë qytetarë po e pësojnë prej këtij gjesti të vogël

Duart e palara janë burim për sëmundje infektive dhe jo vetëm. Ndaj mjekët rekomandojnë me të madhe që duart të lahen disa herë në ditë dhe jo vetëm me ujë apo alkool, por me sapun.

Me anë të duarve të palara ne marrin infeksione bakteriale, por edhe parazitare. E cilësoj të parazitarëve, pasi javët e fundit veme re një numër të madh të fëmijëve të cilët luajnë e më pas hanë me duar të palara. Kjo shkakton, tek fëmijë dhe te rritur, atë që quhet sëmundja parazitare, qoftë lambian, qoftë parazite të tjerë që merren nga duart e palara, ujit të kontaminuar, apo me anë të auto inmfeksionit kur fëmija kruan veten në pjesën e poshtme dhe ato duar i fut në goje”, është shprehur mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja.

Sëmundjet e duarve të palara po hasen përditë e më shumë. “Vetëm sot kam një familje të tërë. Në këto raste, mjekohet e gjithë familja. Parazitët janë me shumicë dhe mund të ndalojnë në stomak, zorrë e nëse i kalojnë këto barrier qarkullojnë deri në melci, zemër e tru”, ka shtuar mjekja. Mjeke me përvoje 30 vjecare, infeksionistja Dedja bën këtë propozim:

“Të paktën një herë në javë të zhvillohet bisedë mësues-nxënës, të afishohen gjithandej letra brenda dhe jashtë shkollës, pasi shikojmë që ujë dhe sapun ka me bollëk, por nuk ka edukatë për të lartë duart.”/tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME